75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Arsenali transferon dy futbollistë

Skuadra e Arsenalit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar se ka nënshkruar me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Pablo Mari, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me londinezët dhe tashmë përfundimisht është lojtar i Arsenalit, transmeton Indeksonline,

Po ashtu kontratë katërvjeçare me Arsenalin ka nënshkruar edhe mbrojtësi tjetër, Cedric Soares.

Portugezi ishte i huazuar, por tashmë përfundimisht është futbollist i londinezëve./Indeksonline/