16:25 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Arsenali transferon yllin holandez

Skuadra e Arsenalit e ka zyrtarizuar transferimin e Jurrien Timber nga Ajaxi.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Topçinjët”, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, ku transferimi i tij i ka kushtuar 40 milionë funte, shkruan IndeksOnline.

Holandezi bëhet nënshkrimi i dytë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës pas ardhjes së Kai Havertz nga Chelsea muajin e kaluar.

Sezonin e kaluar Timber bëri 47 paraqitje për Ajax në të gjitha garat dhe shënoi dy gola./IndeksOnline/