75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

Zyrtare: Ashley Young pensionohet nga futbolli

Ashley Young është pensionuar nga futbolli në moshën 40-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Ai pati një karrierë të jashtëzakonshme në Europë, duke luajtur për klubet, si: Aston Villa, Inter, Manchester United, Everton dhe Ipswich Town.

Gjatë karrierës së tij ai fitoi tituj të mëdhenj, duke përfshi: Premier League, UEFA Europa League, FA Cup dhe titullin e Italisë me Interin./Indeksonline/