17:21 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Aubameyang vazhdon kontratën me Arsenalin

Sot dhe zyrtarisht Aubameyang, ka vazhduar kontratë me klubin e Arsenalit.

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka bërë të ditur vet klubi i Arsenalit përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”, shkruan IndeksOnline

Kështu, sulmuesi i’u është drejtuar tifozëve të “Topçinjve” nga stadiumi “Emirates”, për t’i treguar atyre se ka pranuar vazhdimin e kontratës me Arsenalin.

Kontrata e re, do ta mbajë atë te Arsenali deri në vitin 2023.