18:27 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: “Baba” i Ligës së Kampionëve rikthehet në Santiago Bernabeu!

Skuadra mbretërore, Real Madrid ka konfirmuar në faqen zyrtare që Zinedine Zidane do të jetë trajner deri në përfundim të edicionit.

Francezi është rikthyer në Madrid vetëm 200 ditë pasi kishte ndërprerë bashkëpunimin.

Legjenda e futbollit francez, kishte fituar 3 herë rresht Ligën e Kampionëve.

Zidane zëvendëson trajnerin Santiago Solari. Me “Los Blancos” Zidane ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare. /Indeksonline/