11:01 / E Diele, 26 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Bale transferohet te Los Angeles (Video)

Gareth Bale do të jetë lojtari më i ri i klubit Los Angeles.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

Uellsiani iu bashku klubit nga Amerika si një lojtar i lirë, pasi këtë verë i përfundoi kontrata me Real Madridin.

Thuhet se Bale ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Los Angeles, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.