Zyrtare: Barcelona transferon futbollistin e Sevillas (Foto)
Skuadra e Barcelonës ka bërë një tjetër blerje gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi katalunas ka transferuar Clement Lenglet, ish-futbollistin e Sevillas, shkruan IndeksOnline.
Barça pagoi plotë 35.9 milionë euro për blerjen e mbrojtësit 23-vjeçar.
Lenglet nënshkroi kontratë pesë vjeçare dhe do ta ketë klauzolën 300 milionë euro.
Kujtojmë që Lenglet bëri afro 60 paraqitje dhe shënoi 3 gola për ekipin e Sevillas./IndeksOnline/