12:53 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Barcelona transferon talentin portugez

FC Barcelona dhe SC Braga kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Francisco Trincão, i cili do të bashkohet me klubin më 1 korrik 2020.

Pagesa e transferimit është 31 milionë euro dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2014-25 me një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

20- vjeçari Trincao e filloi karrierën e tij në ekipet e të rinjve në Vianense dhe FC Porto para se të zbarkonte në SC Braga. Më 28 dhjetor 2018 ai bëri debutimin e tij për ekipin portugez kundër Vitoria FC në një ndeshje të kupës së ligës.

Në sezonin aktual ai e ka vendosur veten si pjesë kryesore të ekipit, duke luajtur 21 herë dhe shënuar tre gola dhe duke siguruar gjashtë asistime.