10:55 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Basit Khalid nuk do të luaj kundër Feronikelit

Kokëqarjet për skuadrën e Prishtinës para ndeshjes me Feronikelin vazhdojnë të shtohen.

Komisioni i Garave të FFK-së, të hënën ka inicuar procedurë disiplinore ndaj sulmuesit të Prishtinës Basit Khalid, i cili goditi në fytyrë mbrojtësin e Llapit, Bujar Idrizi.

Indeksonline ka kontaktuar, anëtarin e komisionit të garave, Abdyl Bellopoja i cili ka bërë të ditur që pas inicimit të procedurës disiplinore, asnjë futbollist nuk ka të drejt loje.

Gjatë ditës së martë pritet të mblidhet komisioni disiplinor i cili do të marrë vendim për disa raste që ndodhën gjatë fundjavës.

Ndryshe, Prishtinës do t’i mungojnë edhe mbrojtësit Armend Dallku dhe Abdul Bashiru që janë të pezulluar me kartonë. /Indeksonline/