17:03 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Bayern ”blindon” talentin 18-vjeçar

Bayern Munich ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Mathys Tel.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029, shkruan IndeksOnline.

Talenti francez u transferua te gjiganti gjerman në vitin 2022 nga skuadra e Rennes, për shumën prej 20 milionë euro.

Tel pas rinovimit tha se Bayerni është shtëpia e tij dhe dëshiron të fitoj çdo trofe me skuadrën bavareze.

“Ky rinovim do të thotë shumë për mua. Kam mësuar shumë te Bayern, si brenda dhe jashtë fushës. Mynihu është bërë një shtëpi për mua dhe familjen time dhe tifozët janë gjithashtu shumë të rëndësishëm për mua. Nuk mund të jem lojtari që jam pa ta. Kur luan për Bayernin, gjithmonë dëshiron të fitosh çdo trofe. Dua të shënoj sa më shumë, të luaj me zemër dhe energji për Bayernin dhe të jap gjithçka për këtë klub dhe tifozët e tij.”, deklaroi Tel për faqen e klubit./IndeksOnline/