14:02 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Bayern Munich nënshkruan me Leon Dajakun

Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Leon Dajaku.

Dajaku është transferuar te bavarezët nga skuadra tjetër gjermane Stuttgart.

18 vjecari do të luaj për ekipin U19 të Bayern Munchen për një vit. Kosovari ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2023.

Dajaku poashtu është edhe pjesë e grupmoshave U-18 të përfaqësueses gjermane të futbollit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për Bayernin në të ardhmen dhe dëshiroj ta jap kontributin tim maksimalisht për të pasur një sezon të suksesshëm”, ka thënë Dajaku.

“Jam shumë i lumtur që Leon ka vendosur të luaj për Bayernin. Ai është një sulmues i shpejtë dhe i rrezikshëm. Ne jemi të bindur se ai do të bëjë përparim të madh në Bayern”, ka thënë kreu i kampusit të FC Bayernit, Jochen Sauer.

Për U19-shat e Stuttgartit Dajaku shënoi 17 gola në 31 ndeshje gjatë vitit të kaluar. /IndeksOnline/