11:39 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: BE-ja pranon t’i hapë bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore

Komisionin Evropian, ka pranuar të hapen bisedimet rreth anëtarësimit të shtetit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në BE.

“Ne besojmë se tashti është koha për të hapur bisedimet për pranimin e te dyja shteteve, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë”, deklaroi Komisioni… përmes një letre publike të dërguar të dyja shteteve.

Gjithashtu në letër thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë bërë atë që BE-ja ua kërkoi të bënin. Sipas Komisionit… thuhet se arritje e kësaj e kërkon një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilat perspective evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë.

Megjithatë Komisioni… shtoi se për këtë nuk ka asnjë garanci për sukses dhe se do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Antarësimi nuk mund të ndodhë brenda natës dhe të dyja vendet janë të vetëdijshme për këtë. Në letër thuhet se paralelisht, bashkëpunimi I BE-së do të duhet të thellohet për të ecur se bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato candidate.

Si përfundimim, BE-ja shtoi se besojnë së tashti është koha për të hapur bisdimet për pranimin e të dy vendeve./Indeksonline/