Zyrtare: Bersant Celina rikthehet në Angli

Futbollisti kosovar, Bersant Celina, është rikthyer në futbollin anglez.
26-vjeçari është zyrtarizuar te skuadra e Stoke Cityt, e cila garon në Championship, shkruan IndeksOnline.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
”Stoke City është i kënaqur të njoftojë kapjen e Bersant Celina në një huazim gjashtë mujor nga skuadra franceze Dijon”, thuhet në njoftim.
Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpaşa, ku bëri 18 paraqitje në top ligë.
Sulmuesi kosovar në karrieren e tij, ishte pjesë e disa skuadrave si: Manchester City, Ipswich e Swansea./IndeksOnline/