16:01 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Besnik Hasi emërohet trajner i kësaj skuadre

Besnik Hasi është bërë me skuadër të re. Pas eksperiencës në Greqi te Olimpiakos, Hasi tashmë ka zgjedhur si destinacion Arabinë Saudite.

Tashmë ai është zyrtarizuar te skuadra Al Raed, ku ka nënshkruar kontrat një vjeçare.

Hasi pati dy aventura të dështuara me dy skuadrat e fundit, Legia e Varshavës dhe Olimpiakosit, para se të shpallej kampion me Anderlehtin në Belgjikë./Indeksonline/

Temat: