15:59 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Olimpiakosit i drejtohet futbollistëve: Për fajin tuaj, shkarkova Besnik Hasin!

Ekipi i Olimpiakosit gjendet në një situatë jo të mirë në këtë sezon. Ata janë gjashtë pikë larg pozitës së parë që mbahet nga AEK-u.

Presidenti i klubit, Evangelos Marinakis ka dënuar ashpër lojtarët, duke i fajësuar se për shkak të tyre ka shkarkuar tre trajnerë, përfshi edhe Besnik Hasnin.

“Do ta ndërtoj Olympiakosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm i juaji”, ka thënë presidenti i klubit grek./IndeksOnline/