75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Boateng bëhet me klub të ri (Foto)

Kevin Prince Boateng është bërë me skuadër të re.

Lojtari nga Gana ka nënshkruar kontratë me klubin italian, Sassuolo, shkruan IndeksOnline.

Boateng largohet nga Eintracht Frankfurt vetëm pas një sezoni.

Ai bëri afro 31 paraqitje me klubin gjerman dhe shënoi 6 gola.

31-vjeçari e njeh mjaftë mirë Serie A, pasi luajti te klubi i Milanit në sezonet 2010/2013 dhe 2016.

Klubi i Sassuolos përmes një komunikate ka deklaruar se prezantimi i futbollistit do të bëhet gjatë ditës së nesërme./IndeksOnline/