18:44 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Bylbyl Sokoli vetë i teti prezantohet te Llapi

Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Llapit.

Trajneri i famshëm kosovar ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën llapjane me të cilën do të kërkojë titullin në edicionin e ardhshëm.

Plot shtatë anëtarë të skuadrës llapjane ndodhen në konferencën e skuadrës ku po prezantohet Sokoli.

Kujtojmë se Bylbyl Sokoli edicionin e kaluar arriti që të ngrisë Ferizajin në Superligë, ndërsa do të zë vendin e Tahir Batatinës që tani është pjesë e bordit të skuadrës./Indeksonline/