Zyrtare: Cannavaro trajner i Kombëtares së Uzbekistanit

Ish-mbrojtësi legjendar, Fabio Cannavaro është bërë me punë të re.
Italiani, është zyrtarizuar në pozitën e selektorit të Kombëtares së Uzbekistanit.
Për Cannavaron, Uzbekistani është kombëtarja e dytë që do të menaxhojë pasi që më parë kishte qenë te Kombëtarja e Kinës.
Ai do të ketë mundësinë që të menaxhojë për herë të parë në Kampionatin Botëror në vitin 2026, pasi që Uzbekistani ka siguruar biletën për vitin e ardhshëm.
Së fundi ai ishte te Dinamo Zagrebi, por ishte shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta në ligën kroate./IndeksOnline/