21:26 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Chelsea huazon Piazonin te skuadra e Series A

Mesfushori i Chelseat, 25-vjeçari brazilian Luca Piazon, i është bashkuar skuadrës italiane Chievo në formë huazimin deri në fund të këtij stinori.

Piazon u bashkua me Chelsean në gusht të vitit 2011, mirëpo kohën më të madhe e kaluar në formë huazimi te skuadra si Malaga, Vitesse, Eintracht Frankfurt, Reading dhe së fundmi Fulham.

Chievo aktualisht është në fund të tabelës në Serie A, nëntë pikë larg një pozite që e mban në ligë. Ata luajnë ndaj Empolit këtë të shtunë. /IndeksOnline/