75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / C E

Zyrtare: Chelsea transferon mbrojtësin më premtues të Premierligës

Leicester City njofton se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Wesley Fofanas për një shumë të pazbuluar.

Francezi transferohet në Perëndim të Londrës pas dy sezoneve me “Dhelprat”, pasi u bashkua nga skuadra franceze Saint Etienne në vitin 2020.

Te Blutë, Fofana do të nënshkruaj një kontratë shtatë vjeçare, shkruan Indeksonline.

Ai u largua si një fitues i FA Cup, duke ndihmuar Leicesterin të ngrinte trofeun për herë të parë në vitin 2021, dhe me një reputacion si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në botë.

Gjatë dy sezoneve të tij në Leicester, Wesley bëri 52 paraqitje për klubin, duke përfshirë 37 në Premier League dhe 11 në dy sezone në garat evropiane. /IndeksOnline/