10:27 / E Enjte, 07 Janar 2021 / C E

Zyrtare: Cutrone rikthehet në Premierligë

Patrick Cutrone është rikthyer në Premierligë te skuadra e Wolves.

Sulmuesi italian ishte në huazim te Fiorentina derisa skuadra angleze e ka kthyer në radhët e veta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Patrick Cutrone është tërhequr nga huazimi te Fiorentina për t’u bashkuar me skuadrën e Nunos për pjesën e mbetur të sezonit. Mirë se vini përsëri, Patrick!”, ka shkruar Wolvesi. /IndeksOnline/