16:21 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: De Gea nënshkruan me Manchester United deri në vitin 2023

Portieri i Manchester United, David De Gea ka nënshkruar kontratë afat gjate me klubin që do ta mbajë atë në Old Trafford të paktën deri në qershor të vitit 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

28 vjeçari, është bashkuar me United në vitin 2011 dhe deri tani ka regjistruar 367 paraqitje.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar titullin e kampionit në Premier League, Kupën FA, Kupën e Ligës, Uefa Europa League dhe Superkupën e Anglisë. /Indeksonline/