16:25 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Zyrtare: Denis Haliti largohet nga Ulpiana, karrierën e vazhdon në Zvicër

Mbrojtësi i majtë, Denis Haliti është larguar nga klubi i Ulpianës.

Klubi ka lajmëruar se Haliti do të largohet në drejtim të Zvicrës për t’u bashkuar me familjen e tij, transmeton Indeksonline.

Haliti pritet që të vazhdoj karrierën e tij në shtetin helvetik.

Postimi i plotë:

Faleminderit përzemërsisht Denis Haliti për këto ndeshje emocionuese.

Mbrojtësi i majt i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij në klubin tonë. Deni po udhëton drejt Zvicrrës për t’iu bashkuar familjes dhe sigurisht për të vazhduar karrierën në shtetin helvetik.

Kontributi i Denit për klubin dhe fanellën e Ulpianës do të mbahet mend gjatë, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DENIT! Shumë suksese në vazhdim djalosh i artë!

Krejt në fundë, Deni, nuk po  të themi lamtumirë, vetëm mirupafshim.