14:22 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Dënohet Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte është dënuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje mos-menaxhim.

Conte ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Udinese-s që u mbyll me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.

Sot gjatë ditës Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit në Itali, e dënoi Conten me dy ndeshje mos-menaxhim dhe me 20 mijë euro.

Conte sonte do të jetë në stol në derbi ndaj AC Milan, por nuk do të jetë në ndeshjet, ndaj: Beneventos më 30 janar dhe me Fiorentinan me 5 shkurt./IndeksOnline/