13:58 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Diego Costa largohet nga Kombëtarja

Sulmuesi i Spanjës dhe  Atletico Madrid, Diego Costa është tërhequr nga ekipi kombëtar për shkak të arsyeve familjare.

Ish-lojtari i Chelseas u ftua nga Luis Enrique, muaj pasi ai luajti për Kombëtaren në Kupën e Botës ku kishte shënuar katër gola, shkruan indeksonline.

Federata spanjolle, megjithatë, kanë konfirmuar se Costa është tërhequr nga skuadra kombëtare për shkak të arsyeve familjare.

Iago Aspas, i cili ishte gjithashtu pjesë e Kupës së Botës, ka zëvendësuar Costan për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Enrique do të drejtoj ndeshjen e tij të parë si trajner i Spanjës kundër Tre Luanëve më 9 shtator dhe kundër Kroacisë më 11 shtator. /IndeksOnline/