17:32 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Atleticos merr lajm të rëndë, duhet të operohet

Diego Costa ka munguar në seancën e fundit stërvitore të Atletico Madridit në prag të ndeshjes së Champions League me Monaco ditën e mërkurë brenda në shtpi.

Mendohet se 30-vjeçari mund t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur problemet e vazhdueshme me këmbën.

Braziliano-spanjolli javët e fundit ka vuajtur, duke luajtur vetëm 45 minuta ndaj Atheltic Bilbao-s, ndërsa nuk e përfundoi ndeshjen ndaj Barcelona-s, gjithsesi arriti të shënonte gol ndaj katalanasve.

Tani besohet se klubi po konsideron një operacion për t’u siguruar që ai të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për fazën e dytë të sezonit teksa Atletico do të konkurrojë për titullin kampion në La Liga.

Ndërkohë një rezultat pozitiv ndaj Monaco-s do t’i siguronte një vend mes 16 më të mirëve në Champions League.

Bashkë me Costa-n, Godin, Gimenez dhe Juanfran gjithashtu nuk do të jenë në fushë për ndeshjen e radhës.