09:11 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Atleticos në dyshim për ndeshjen kundër Barçës

Diego Costa nuk u stërvitë dje me Atletico Madridin për shkak të një lëndimi në këmbë, dhe kështu ai është në dyshim për ndeshjen e ardhshme.

Ndeshjen e radhës, Atletico e zhvillon ndaj Barcelonës më 24 nëntor në ”Wanda Metropolitano”.

Atletico ka bërë të ditur se Costa është duke bërë stërvitje ”alternative” dhe fizio-terapi, transmeton IndeksOnline.

Costa i humbi edhe ndeshjet ndaj Leganes dhe Borussia Dortmundit këtë muaj.

Megjithatë, ai u rikthye për të luajtur 45 minuta ndaj Bilbaos, ku u largua nga loja pas pjesës së parë.

Shkaku i lëndimit, Costa nuk është ftuar as nga Kombëtarja spanjolle për ndeshjet e këtij muaji./IndeksOnline/