13:20 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Diego Godin largohet nga Atletico pas 9 vitesh, ky është klubi i ri

Mbrojtësi i Atletico Madridit Diego Godin e ka konfirmuar që do të largohet nga Atletico Madridi.

Uruguajani ishte transferuar te ekipi madrilen në vitin 2010 dhe ka fituar një herë La Ligën, dy herë Ligën e Evropë dhe dy herë ka qenë në finale të Ligës së Kampionëve.

Sipase mediumeve spanjolle, klubi i ardhshëm i Godin do të jetë Inter.

Nëse ky transfer realizohet 33 vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar i Interit. /Indeksonline/