13:41 / E Enjte, 14 Maj 2020

Zyrtare: Drenica licensohet për garat evropiane

Drenica është skuadra e parë që ka siguruar licensen për gara evropiane nëse arrin të kualifikohet.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra nga Skenderaj e ka prezantuar letrën e lëshuar nga UEFA.

Kujtojmë se 10 klube kosovare kanë aplikuar për tu licensuar për garat ndërkombëtare.

Ky është njoftimi i tyre:

KF DRENICA licencohet për gara ndërkombëtare!

Skenderaj, 14.05.2020

Klubi jonë është licencuar për garat ndërkombëtare, për herë të parë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Sot, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencim të Klubeve për gara ndërkombëtare, ka dërguar vendimin për Licencim , ku klubi jonë tashmë është licencuar për gara ndërkombëtare.

Pas një angazhimi të pashoq të Administratës së KF Drenica, së bashku me drejtuesit e skuadrës si dhe mbështetjen edhe nga bashkëpunëtor të jashtëm, KF Drenica ka arritur që për herë të parë pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA të marrë licencën për gara ndërkombëtare.

KF DRENICA, falënderon stafin që ishin të angazhuar në rregullimin e dokumentacionit përkatës për licencim, bashkëpunëtorët e jashtëm, Presidenten e klubit, Mihane Bekteshi si dhe Komunën e Skenderajt, konkretisht kryetarin z. Bekim Jashari për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin ndaj klubit jo vetëm në këtë proces por në vazhdimësi.

Na prift e mbara!