11:20 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Dy lojtarë largohen nga Tottenham Hotspur

Dy futbollistë janë larguar përfundimisht nga skuadra e Tottenham Hotspur.

Bëhet fjalë për Danny Rose dhe Paulo Gazzaniga, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes rrjeteve sociale.

Rose bëri 214 paraqitje dhe shënoi 10 gola. Me Spurs mbrojtësi anësor anglez shkoi në finalen e League Cup në vitin 2015 dhe në finale të UEFA Champions League të vitit 2019.

Ai kaloi një sezon si i lojtari i huazuar te skuadra e Newcastle United.

Kurse portieri, Paulo – bëri 37 paraqitje me ekipin e Spurs që nga transferimi i tij në vitin 2017 nga Southampton./IndeksOnline/