18:12 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare, edhe një futbollist tjetër largohet nga Barcelona

Barcelona e ka konfirmuar që Abel RUiz do të huazohet nga klubin portugez, SC Braga.

Futbollisti do të transferohet te ky klub në formë huazimi deri më 30 qershor kurse pastaj klubi portugez do të detyrohet ta blej futbollistin për shumën prej 8 milionë euro, shkruan indeksOnline

Abel Ruiz, 18 vjeç, arriti në Barça në vitin 2012 nga Valencia.

Në Barcelona B, Abel Ruiz ka luajtur gjithsej 68 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola në tre sezone dhe ka luajtur një ndeshje me ekipin e parë./Indeksonline/.