Zyrtare: Ersil Ymeri fimos me klubin e Kukësit

Tashmë është zyrtare, ish-mesfushori i Llapit, Ersil Ymeri ka firmosur kontratë me klubin e Kukësit.
Ymeri ka firmosur kontratë 2 vjeçare me klubin shqiptar, ku ai sot ka veshur edhe fanellën e klubit të ri, shkruan IndeksOnline
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet skuadra shqiptare përmes një postimi në “Facebook”.
“Ersil Ymeri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori shqiptar, ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.
Mesfushori 26-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar duke qenë se ka luajtur më parë me ekipet e Kamzës, Kastriotit e Laçit. Së fundmi, ai ishte pjesë e Llapit në kampionatin e Kosovës, duke qenë protagonist me ekipin e tij.
Ymeri u prezantua sot në zyrat e klubit dhe do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme.
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Ymeri ! Mirë se vjen Ersil!Skeda e Lojtarit:
Emri: Ersil Ymeri
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Veleçiku, Kamza, Kastrioti, Laçi, Llapi”.