17:46 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Everton nënshkruan me yllin e Arsenalit

Everton kanë përfunduar nënshkrimin e Theo Walcott nga Arsenali në një marrëveshje me vlerë më shumë se 25 milionë euro.

Walcott bëhet nënshkrimi i dytë i Sam Allardyce gjatë afatit të transferimit të janarit pas 27 milionë funtave të paguar për sulmuesin Cenk Tosun nga Besiktas.

28 vjeçari largohet nga Arsenali pas 12 vjetësh, ku në 397 paraqitje ka shënuar 108 gola.

Me paratë e fituara nga shitja e tij dhe planifikimi i shitjes së Sanchez, Arsenali do të investoj në transferimin e Aubameyang dhe Mkhitaryan. /IndeksOnline/

Temat: