Zyrtare: FC Drita zyrtarizon transferimin e Simonovskit
Klubi i Dritës ka zyrtarizuar transferimin edhe të një futbollisti tjetër.
Bëht fjalë për ish-futbollistin e Feronikelit, sulmuesin, Marku Simonovski, transmeton Indeksonline.
Simonovski ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin e Dritës.
Drita në postimin e bërë falënderoi Feronikelin që e lëshoi më herët sulmuesin për të bashkangjitur në përgaditjet që po bëhen për gara evropiane./Indeksonline/