18:28 / E Martë, 28 Korrik 2020 / C E

Zyrtare: FC Feronikeli bën transferimin e parë, e merr nga jashtë

FC Feronikeli ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri.

Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbër e bardhë.

Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës.

Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.

Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic.

Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub, njuofton klubi.

Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.