16:20 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Federata e Futbollit të Italisë bëhet me ”zot shtëpie”

Ish-shefi i Lega Pro, Gabriele Gravina është zgjedhur presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Italisë.

Gravina e fitoi këtë post me 97.2% të votave në Asamble, teksa ai ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar Carlo Tavecchion.

65-vjeçari ka qenë më parë në krye të Lega Pro, duke e drejtuar Serie C – divizionin e tretë të futbollit italian, transmeton IndeksOnline.

Figc, Gabriele Gravina nuovo presidente: eletto con il 97% dei voti. Proverà a riformare il calcio con le larghe intese

Gravina gjithashtu është i njohur si president i më parshëm i Castel di Sangro, skuadër me të cilën shijoi suksese.

Pra, Gravina bëhet pasardhës i Tevecchios, i cili u largua nga detyra në muajin nëntor.

Më herët, mediat e kanë lidhur Massimo Morattin dhe Beppe Marottan me këtë post./IndeksOnline/