75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: FFK i kërkon FIFA-s dhe UEFA-s t’i ndaloj garat ilegale të Serbisë në Kosovë

Inkuadrimi i skuadrës serbe Trepça në Ligën e tretë serbe ka qenë mjaftë shqetësuese për FFK-në, pasi që kjo skuadër garat i zhvillon në territorin e Kosovës.

FFK ka kërkuar nga FIFA dhe UEFA që të marrë masa ndaj Federatës Serbe, pasi që nuk lejohen organizimet e ndeshjeve në një shtet tjetër.

Ky është njoftimi i FFK-së:

Më poshtë janë shkresat që presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.