21:43 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: FIFA bën të ditur 11-shen më të mirë të vitit

Ka filluar tashmë ceremonia e madhe e FIFA-s, ”The Best”.

Pas kompletimit të mysafirëve të ftuar, ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA.

Çmimet që janë ndarë deri më tani janë i golit më të mirë të vitit, trajnerit të të dyja kategorive, portierit më të mirë, tifozëve më të mirë dhe për ”Fair Play”.

Dhe tani është përzgjedhur edhe 11-shja më e mirë e vitit nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Formacioni i vitit është ky: De Gea; Alves, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kante; Hazard, Messi, Mbappe; Ronaldo./IndeksOnline/

Temat: