11:58 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: G.E Ylli transferon Leonard Mekajn, thumbon Rahovecin

Klubi i Rahovecit në basketboll e ka humbur edhe një basketbollist.

Leonard Mekaj nga sezoni i ardhshëm, do të veshë fanellën e Golden Eagle Ylli, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Yllit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas një aventure per t’u harruar nga ai, Leo kthehet përsëri te Golden Eagle Ylli”, kanë shkruar në postimin e tyre G.E Ylli./Indeksonline/