19:47 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Gianpaolo trajner i Milanit

Marco Gianpaolo edhe zyrtarisht është trajner i Milanit për dy sezonet e ardhshme.

Skuadra italiane përmes një komunikate ka njoftuar se tashmë ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Gianpaolo ka nënshkruar kontratë deri me 30 qershor 2021 me mundësi renovimi deri në vitin 2022.

Trajnimi i parë i tij me skuadrën do të jetë 9 korriku ku do të njoftohet me lojtarët. /IndeksOnline/