20:11 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: ”Gjenerali” i Liverpoolit nënshkruan kontratë të re

Jordan Henderson ka nënshkruar kontratë të re afat-gjate me Liverpoolin.

Reprezentuesi anglez është në Liverpool që prej shtatë vitesh pasi iu bashkua klubit nga Sunderlandi në vitin 2011.

Dhe ai u bë kapiten i skuadrës në vitin 2015 pas largimit të Steven Gerrard drejt LA Galaxyt, transmeton IndeksOnline.

Henderson replaced Steven Gerrard as Liverpool's captain in 2015

Henderson tha për ueb-faqen zyrtare të klubit: ”Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re për një periudhë të gjatë. Jam absolutisht i kënaqur”.

”Nuk më duket kohë e gjatë që prej kontratës së parë – ndjej sikur ndodhi dje – por, shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë”.

”I kam shijuar vitet këtu dhe dua të jem këtu për aq kohë sa të mundem të luaj”./IndeksOnline/

Jordan Henderson joined Liverpool in 2011