21:54 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

ZYRTARE: Griezmann vendos mes Barcelonës dhe Atletico Madrid (Video)

Sulmuesi anësor, Antonie Griezmann do të qëndroj në Atletico Madrid.

Griezmann ka vendosur që të qëndroj në skuadrën e Atelticos edhe pse ka shumë oferta, në veçanti nga Barcelona, shkruan IndeksOnline.

Në një dokumentar të përgatitur nga televizioni spanjoll, “Moviestar+”, Grizi ka folur për shumë gjëra dhe për vendimin e marr.

Ai thotë se do të qëndroj ne Ateltico edhe për disa vite dhe pret që ky ekip të forcohet për ta fituar Champions Leaguen.

“Të gjithë mendojnë se unë kam nënshkruar me Barcelonën. E vërteta është se unë ende nuk kam bërë asgjë. Të gjithë më thonë shko, shko! Por unë pres diçka nga Atleti…

“Unë bëra gjithçka për ta fituar Europa Ligën dhe prapë ata më fishkëlluan..Godin dhe Cholo më panë që isha shumë keq dhe erdhën në shtëpi për të më dhënë inkurajim

“Dua t’i them të gjithëve, unë tashmë kam vendosur. Dhe, do të qëndroj”, ka thënë Griezmann.

Përvec Barcelonës të interesuar për lojtarin e Kombëtares së Francës ishin edhe ekipe nga Premierliga, si: Chelsea, Manchester United dhe Manchester City./IndeksOnline/