15:34 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Harry Kane rikthehet në muajin prill (Foto)

Sulmuesi më në formë në Europë, Harry Kane do të mungoj afro një muaj. Futbollisti i “Tre Luanëve” pësoi një lëndim në fitoren e Spurs 4 me 1 kundër Bournemouthit.

Kane u lëndua në kyçin e këmbës, pas një dueli me portierin Begovic, transmeton IndeksOnline.

Pas testeve që ia bën mjekët e Tottenhamit, u mësua se sulmuesi anglez vuan nga lëndim i ligamenteve të kyçit të këmbës.

Ky lëndim do të merr kohë një muaj për t’u shëruar, kështu Kane do të rikthehet në stërvitje në fund të muajit prill.

Lajm i mirë për Kombëtaren Angleze, pasi Kane pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror që nis në qershor të këtij viti./IndeksOnline/