23:11 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Hekuran Kryeziu largohet nga Luzerni (Foto)

Hekuran Kryeziu është larguar përfundimisht nga skuadra zvicerane, FC Luzern.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës nuk ka firmosur kontratë të re me klubin nga Zvicra, kështu është i lirë për t’u larguar, shkruan IndeksOnline.

“Ju njoftojmë se Hekuran Kryesziu nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën e Luzernit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

25-vjeçari iu bashkua Luzernit në vitin 2004. Ai bëri paraqitje të shumta me ekipin zviceran, por tani dëshiron një aventurë të re.

Sipas medieve, Kryeziu është shumë afër t’i bashkohet skuadrës nga Italia, Lazio./IndeksOnline/