16:59 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Heynckes rikthehet si trajner i Bayernit

Bayern Munichu ka zyrtarizuar Jupp Heynckes si trajner të ri të klubit, transmeton zëri.info

Gjigandi bavarez kishte shkarkuar gjatë javës së kaluar Carlo Ancelottin, kurse si trajner të përkohshëm e kishte emëruar asistentin e italianit, Willy Sagnol.

“Nuk do të rikthehesha për asnjë tjetër klub në botë, por Bayern Munichu është si një lidhje dashurie për mua”, deklaroi Heynckes.

Heynckes emërohet si trajner i bavarezëve për herë të katërt. Së pari gjermani kishte marrë drejtimin në vitin 1987, së dyti në vitin 2009, kurse për herë të tretë në vitin 2011.

Heynckes ishte larguar nga Bayern Munichu në vitin 2013 pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Bundesligë dhe në Kupë të Gjermanisë./Zëri