Zyrtare: Higuain rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për ndeshjen kundër Interit
Skuadra e Juventusit ka marrë lajme të mira kjo për arsye që Gonzalo Higuain arriti të rikthehet në skuadër pas lëndimit që kishte.
Sulmuesi kishte pasur dhimbje të shpinës mirëpo tani është i gatshëm që të luaj për skuadrën italiane.
Futbollisti do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Interit, ndeshje kjo e cila pritet të luhet pa praninë e tifozëve./IndeksOnline/.