13:11 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Zyrtare: Illmen Bajra largohet nga KB Bashkimi!

Klubi i basketbollit, Bashkimi ka lajmëruar që ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Illmen Bajra.

Bashkimi në postimin që ka bërë ka treguar se së shpejti do të zyrtarizoj trajnerin e ri, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Faleminderit Bajra!Illmen Bajra nuk do të jetë më në krye të skuadrës sonë. Me marrëveshje të dyanshme klubi dhe trajneri kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritashëm.

KB Bashkimi falenderon trajnerin Bajra për kontributin e tij të dhënë për ngjyrat portokallezi që nga shtatori i vitit 2019 kur ishte emërtuar kryetrajner.Së shpejti do t’ju njoftojmë për emrin e trajnerit të ri që do ta udhëheq skuadrën tonë…