14:20 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Interi ia tregon vendin Nainggolanit, e përjashton nga skuadra

Përmes një njoftimi befasues, Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan është pezulluar nga ”aktivitetet e futbollit” për arsye disiplinore.

”Interi mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet e futbollit për arsye disiplinore”.

Është raportuar se mesfushori belg ka arritur vonë në seancën e sotme stërvitore.

Kështu, Radja do të mbetet jashtë për ndeshjen kundër Napolit në natën e Krishtlindjeve, transmeton IndeksOnline.

30-vjeçari është transferuar nga Roma në verë për 38 milionë euro plus Nicolo Zaniolo, por ka dështuar të bëjë ndonjë impakt.

Ka qenë një javë e vështirë për Nainggolan, teksa është raportuar se atij i janë vjedhur edhe 150 mijë euro.

Megjithatë, kjo s’është hera e parë për të pasi që edhe më herët ishte pezulluar nga Roma në janar./IndeksOnline/