15:18 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ish lojtari i Premierligës angleze emërohet trajner i Flamurtarit

Flamurtari i Prishtinës ka përgatitur super befasi për tifozët e vet.

Kuqezinjtë kanë emëruar për trajner ish futbollistin e Premier Ligës angleze, Artim Shaqirin.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Gazeta Olle nga kryetari i klubit, Imer Ademi.

Shaqiri që është nga Maqedonia, si trajner ka drejtuar edhe Kukësin e Shkëndijën e Tetovës.

Si futbollist ka luajtur në Liga të ndryshme të Evropës, kurse kulmin e arriti kur veshi fanellën e West Bromwich Albion.

Flamurtari e mposhti sezonin 2018/19 të Ipko Superligës së Kosovës në pozitën e gjashtë në tabelë, ku nga 33 ndeshjet e zhvilluara, i fitoi 12, i barazoi nëntë dhe i humbi 13 të tjera.

Pasi që i shpëtuan barazhit vetëm për tri pikë, Flamurtari dëshiron të sigurohet që sezonin tjetër të ketë skuadër më të përgatitur për Superligë dhe Kupë të Kosovës.