Zyrtare: Ismet Munishi përfundon aventurën te Besa, konfirmon largimin
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është larguar nga posti i trajnerit të Besës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Munishi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
”Për arsye personale, më nuk jam trajner i klubit të madh, Besës. Besoj që kryesia, stafi dhe lojtarët të kenë suksese”.
”Besoj të kenë besë sikurse klubi e ka emrin. Besa shumë suksese”, shkruan Munishi në Facebook.
Sot, futbollistët e Besës janë futur në bojkot për shkak të problemeve financiare të klubit pejan.
Ndryshe, Besa ka grumbulluar shtatë pikë dhe është lider në Ligën e Parë./IndeksOnline/